16 Janar 2025

Kryesia vendos sot për seancë të jashtëzakonshme për Haradinajn

Prishtinë, 7 janar - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot do të mbaj mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare lidhur me mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze.

 \"Kryesia e Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare do të diskutoj shqyrtimi i kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme, me këtë rend dite: Mbajtja në arrest e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë\", thuhet në njoftimin e Kuvendit. 

Autoritetet franceze ndaluan, të mërkurën, në aeroportin e Bazelit, Haradinajn, mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar që më 2004 nga autoritetet e Serbisë, me pretendimet për krime lufte të kryera në periudhën e luftës në Kosovë.

Një gjykatë franceze mori vendimin për ta mbajtur në paraburgim ish-kryeministrin e Kosovës, “deri sa Serbia ta bëjë kërkesën zyrtare për ekstradimin e tij”.

Vendimi i Gjykatës franceze për mbajtjen e zotit Haradinaj në paraburgim i jep një afat, siç thuhet në dokument, deri në “40 ditë autoriteteve të Serbisë për të kompletuar dokumentacionin me kërkesën për ekstradimin e tij”.

Haradinaj qe arrestuar edhe në vitin 2015 në Slloveni në bazë të urdhërarrestit të policisë së Serbisë të vitit 2004 dhe qe mbajtur për disa ditë në arrest në Lubjanë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)