Kryesia vendos sot për mbajtjen e seancës për rastin deportimit të turqve
Prishtinë, 4 prill - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mban mbledhjen me kryetarët e grupeve parlamentare, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 40 deputetëve për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme për debat parlamentar lidhur me rastin e deportimit të gjashtë shtetaseve të Turqisë.
Kërkesa për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme është bërë nga Lidhje Demokratike e Kosovës, e cila një ditë më parë ka kërkuar zgjedhje të reja, me arsyetimin se kjo qeveri nuk mund ta udhëheq vendin.