Kryesia vendos sot për interpelancat e Kryeministrit Haradinaj
Prishtinë, 5 prill - Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës qe do të mbahet sot me kryetarët e grupeve parlamentare do të shqyrtohen kërkesat e Grupeve Parlamentare të Vetëvendosjes, LDK-së dhe Grupit të pa varur lidhur me tri interpelanca të kryeministrit Haradinaj.
Kryesia se pari shqyrton interpelancen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me reduktimet e ashpra të furnizimit me energji elektrike dhe situatën në sektorin e energjisë.
Pastaj do të shqyrtohet interpelanca e Kryeministrit Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.02/34, të datës 05.03.2018, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës,
Po ashtu do të shqyrtohet edhe interpelanca e Kryeministrit Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar “Deputetët e Pavarur”, në lidhje me nënshkrimin e marrëveshjes komerciale ndërmjet kompanisë “Contour Global” dhe Qeverisë së Kosovës për projektin e Termocentralit “Kosova e Re” të nënshkruar me 20 dhjetor 2017.
Kryesia gjate mbledhjes se sotme shqyrton edhe Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar, Projektligjin për veprimtaritë hidrometeorologjike, Projektligjin për gjykatat, etj.