Kryesia sot vendose për punën e Kuvendit
Prishtinë, 21 tetor - Fushata e partive politike ka ndikuar edhe në punën e Kuvendit të Kosovës dhe për këtë arsye Kryesia e Kuvendit pritet të vendosë nëse do të vazhdojnë me seancat gjatë fushatës parazgjedhore apo do të ndërpriten derisa të mbahen zgjedhjet.
Shqyrtimi i kësaj pike u njoftua në seancën e së enjtes nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, me rastin e ndërprerjes së seancës për shkak të kuorumit, ku mungonin deputetët e koalicionit qeverisës dhe kabineti qeveritar.
Ai tha se për vazhdimin e punës së mëtejshme të Kuvendit gjatë fushatës do të vendoset të hënën në bashkëpunim me Grupet Parlamentare