Kryesia shqyrton kërkesën për seancë për vdekjen e Astrit Deharit
Prishtinë, 17 nëntor - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës sot do të mbajë mbledhje ku do të diskutohet kërkesa për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deharit.
\" Shqyrtimi i kërkesës për mbajtje të seancës së jashtëzaknshme, me këtë rend dite: Debat në lidhje me zhvillimet e fundit hetimore në rastin e vdekjes së të paraburgosurit, Astrit Dehari, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren\", bë të ditur zyra për informim e Kuvendit.
Kërkesa për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deha, është bërë nga Lëvizja Vetëvendosje.