Kryesia procedon sot Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës
Prishtinë, 8 mars - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbaj sot një mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare në të cilën do të procedojë Projektligjin për transforimin e Forcës se Sigurisë në Ushtri të Kosovës.
Në njoftimin e Kuvendit thuhët se deputetet e kuvendit pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e mëparshme do të diskutojnë për procedimin e Projektligjit nr. 05/L-156 për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Kryesia e Kuvendit po ashtu do të bejë edhe shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave tjera gjatë kësaj mbledhje.