Kryesia mblidhet për caktimin e seancës për votimin e Qeverisë Kurti
Prishtinë, 31 janar - Kuvendi i Republikës së Kosovës ka njoftuar së më kërkesen e mandatarit për formimin e Qeverisë, Albin Kurti, kuvendi ka thirrur për sot mbledhjen e Kryesisë.
"Kërkesa e kandidatit për Kryeministër, Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës", thuhet në njoftim.â
Sipas afatit kushtetues, Albin Kurti ka edhe pesë ditë për t’ia propozuar për votim Kuvendit kabinetin qeverisës.
VV dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për koalicionin qeverisës, për shkak të mos pajtimeve rreth postit të kryeparlamentarit dhe atij të presidentit.