Kryesia e PDK-së zgjidhet në javën tjetër
Prishtinë, 9 shkurt Bajram Rexhepi, i cili aktualisht mban pozitën e nënkryetarit të PDK-së deri në zgjedhjen e kryesisë së re, ka thënë se në javën e ardhshme pritet të dihet përbërja e kryesisë së PDK-së.
Është përmendur se në fund të kësaj jave do të thirret Këshilli Drejtues, faktikisht një konstituim formal I Këshillit Drejtues dhe të dalin propozimet për kryesinë e partisë dhe strukturat përbrenda kryesisë, ka thënë Rexhepi për Epokën e re.
Sipas tij mund të ndodh përbërja e kryesisë do të jetë prej 27 anëtarëve.
Ne jemi përcaktuar të jenë 25+2, ku përfaqësuesi I forumit të gruas dhë ai I rinisë së PDK-së vijnë automatikisht, pra gjithësejt 27.
Unë mendoj se për funksionet të kryesisë është shumë më mirë të jetë numri 25 sesa të bëhen 50 anëtarë, ka thënë Rexhepi.