18 Janar 2025

Kryesia e LDK-së mbështet ratifikimin e Demarkacionit më Malin e Zi

Prishtinë, 11 gusht - Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetarët e degëve të LDK-së e mbështesin ratifikimin e vijës kufitare me Malin e Zi, thuhet në një komunikatë të lëshuar për media.

“Ky unitet është rezultat i bindjes se Kosova në këtë proces e forcon shtetësinë e saj, shënon kufirin ndërkombëtar me Malin e Zi, duke mos ndryshuar për asnjë pëllëmbë territorin të cilin e ka menaxhuar edhe më parë dhe hap rrugë për liberalizim të vizave, si një nevojë imediate për qytetarët tanë”, vijon komunikata.

“Prandaj, zërat që po dëgjohen në opinionin publik, që prezantohen si deputetë apo anëtarë të LDK-së, të cilët i gëzohen dhe trumbetojnë kundër votimit në Kuvend, duhet të tregojnë se cilit koalicion i përkasin”, thuhet në qëndrimet e LDK-së.

Ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, pritet të dalë për shqyrtim dhe votim në Kuvendin e Kosovës më 1 shtator.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)