Kryesia e LDK-së e vlerësoi punën e Mustafës
Prishtinë, 6 maj - Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbajti sot mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën diskutoi për zhvillimet e fundit në vend dhe përgatitjet për Konventën e Punës së LDK-së.
Kryetari i LDK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës, Isa Mustafa, njoftoi Kryesinë e LDK-së për zhvillimet e fundit në vend, për procesin e liberalizimit të vizave, dhe përkrahjen e madhe dhe thelbësore të Partisë Popullore Evropiane, EPP, në këtë proces.
Kryesia e LDK-së e vlerësoi punën e kryeministrit Mustafa dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për realizimin e programit qeverisës.
Kryesia gjithashtu, vendosi që Konventa punuese e LDK-së, të mbahet brenda muajit.