Kryesia e LDK-së, diskutoi përgaditjet për Konventë
Prishtinë, 10 korrik - Kryesia e LDK-së, në mbledhjen e sotme, diskutoi përgaditjet për Konventën punuese të rradhës, ashtu siç është vendosur në mbledhjen konstituive të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Ashtu siç ishte vendosur edhe në Këshillin e Përgjithshëm, në mbledhje u vendosen grupet punuese, të cilat do të përgadisin raportin e punës, raportin financiar dhe të punojnë në orientimet strategjike të LDK-së.
Kryesia gjithëashtu vendosi që grupet të fillojë diskutimet për ndryshimet statutare.
Këto propozime dhe raporte do të përgaditen për diskutim në Kuvendin Punues, i cili planifikohet të mbahet gjatë vjeshtës.