Kryesia e LDK përkrah marrëveshjes për qeverisje me PDK
Prishtinë, 20 nëntor - Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në mbledhjen e mbajtur sot ka konfirmuar dhe ka përkrahur Kryetarin Mustafa për arritjen e marrëveshjes në parim për qeverisje, në mes të LDK-së dhe PDK-së.
Kryesia e LDK-së, caktoi grupet punuese që do të merren me detajizimin e marrëveshjes në parim, përkatësisht Grupi punues për strategji dhe Grupi punues për harmonizimin e programit qeverisës.
Lidhja Demokratike e Kosovës, gjatë ditës gjithashtu ka pranuar urime nga partnerët e saj ndërkombëtar, ku edhe iu është konfirmuar mbështjetja në qeverisje.