22 Janar 2025

Kryesia e Kuvendit vendos sot për mbajtjen e seancës se radhës

Prishtinë, 27 tetor - Kuvendi i Republikës Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mbledhjen e Kryesisë me shefat e grupeve parlamentare, ku përveç tjerash do të diskutohet edhe për përgatitjen e seancës së ardhshme. 

Sipas njoftimit të Kuvendit, në këtë mbledhje të kryesisë do të miratohet procesverbali nga mbledhja e mëparshme, si dhe do të diskutohet për përgatitjen e seancës plenare, në të cilën, përveç kohës për deklarime jashtë rendit të ditës dhe koha për pyetje parlamentare, do të miratohet procesverbali nga seanca e mëparshme.

Kryesia po ashtu do të vendosë nëse në seancën e ardhshme do të shqyrtohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e Bashkëpunimit për Zhvillim: “KSV/018: Mbështetje Institucionale dhe Teknike për Sistemin e Furnizimit me Ujë në Rajonin e Mitrovicës”, projektligji për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, projektligji për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar dhe projektligji për Mjekësinë Ligjore.

Po ashtu, sot do të vendoset nëse deputetët në seancën e radhës do të shqyrtojnë projektligjin për patentë shofer, projektligjin për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, projektligjin për letërnjoftimin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)