Kryesia e Kuvendit refuzon peticionin e Vetëvendosjes
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, tha se këtë të drejtë e kanë vetëm presidentja, kryeministri si dhe kërkesa me nënshkrimin e 40 deputetëve.
Ai megjithatë ka lënë të kuptohet se është i pakënaqur me mbishkrimin.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha se legjislativi i vendit nuk ka asnjë dokument të marrëveshjes për përfaqësim rajonal dhe interpretimin e saj ka të drejtë ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Krasniqi ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij se Qeveria nuk është dashur të ngutet në arritjen e kësaj marrëveshje, pasi, siç ka thënë ai, arritja e një kohezioni politik me subjektet do të ishte edhe më e favorshme edhe për qeverinë edhe për institucionet e Kosovës.