Kryesia e Kuvendit mblidhet për mocionin e mosbesimit për Qeverinë
Prishtinë, 5 maj - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ka thirrur për sot mbledhjen e kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare.
Mbledhja mbahet për të vetmen pikë të rëndit të ditës - Kërkesa e grupeve parlamentare Nisma për Kosovën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me Mocionin e mosbesimit për Qeverinë e Republikës së Kosovës.