13 Janar 2025

Kryesia e Kuvendit diskuton për interpelancën e kryeministrit Haradinaj

Prishtinë, 22 janar - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do te mbajë sot mbledhjen me kryetarët e grupeve parlamentare në te cilën do të shqyrtojë disa projektligje si dhe do të bëj përgatitjet për seancë të re. 
Fillimisht kryesia do te diskutoj pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 14 dhjetor 2017, me pas do te votoj raportin e Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016.

Kryesia do te shqyrtoj raportin vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016, pastaj kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018.

Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës dhe Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Bordit për Ankesa do te jene pika të tjera të rendit te dites se kryesisë.

Si pik tjetër e rendit te ditës se kësaj mbledhjes se kryesisë është edhe Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike,

Po ashtu kryesia do te shqyrtoj Propozim-rezolutës për miratimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm - Agjenda 2030 për Kosovën, shqyrtimi i parë i Projekt Kodit të Drejtësisë për të Mitur, shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike, shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, eti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)