Kryesia e Kuvendi mban mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare
Prishtinë, 18 mars - Sot mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kryetarët e grupeve parlamentare në të cilën do të shqyrtohen një varg projektligjesh.
Shqyrtimi i parë i në ketë mbledhje do të bëhët Projektligji për mbrojtjen nga zhurma, pastaj shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me mbikëqyrjen buxhetore të Skemës së Ndihmës Sociale për periudhën 2013-2015,
Po ashtu do të bëhët edhe shqyrtimi i Raportit të punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2014, shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejta dhe Interesa të Komuniteteve dhe Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Fshatin Hoçë e Madhe dhe Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit.
Në ketë mbledhje do të behët edhe emërimi i një anëtari të Bordit për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.