Kryesia e AAK-së mbështet marrëveshjen e koalicionit
Prishtinë, 10 shtator - Sot u mbajt takimi i Kryesisë dhe Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku u diskutuan zhvillimet aktuale në vend.
Kryesia dhe Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i dhanë mbështetje të plotë marrëveshjes së arritur, në parim, midis koalicionit LDK-AAK-NISMA dhe Lëvizjes Vetëvendosje!, për ndërtimin e institucioneve të vendit.
Kryesia dhe KD i AAK-së përcjellën mbështetjen e plotë për anagazhimet dhe përkushtimin e kryetarit Haradinaj dhe të partnerëve të koalicionit, për zhbllokimin sa më të shpejtë të situatës së krijuar në institucionet e vendit.