Kryesia e AAK-së aprovoi nisjen e reformave në parti
Prishtinë, 23 dhjetor - Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot, në një debat të hapur ka diskutuar për zhvillimet e brendshme dhe procesin e ndryshimeve të paralajmëruara nga kryetari Haradinaj, ditë më parë, në takimin e gjerë të të gjitha strukturave vendmimmarrëse e politikëbërëse të partisë.
Kryesia e AAK-së votoi themelimin e disa grupeve punuese që do të veprojnë në kuadër të këtij procesi të reformës së thellë dhe përmbajtësore brenda partisë.
Kryesia e AAK-së, po ashtu, konstatoi se reforma e brendshme e domosdoshme, është e rëndësisë së veçantë për fuqizimin e mëtejmë të rolit opozitar të Aleancës, si faktor kyç i mbrojtjes dhe artikulimit të interesit qytetar të Kosovës, në sfidat e mëtejme para nesh.