Kryeredaktorja e Kosova Sot, Margarita Kadriu i bashkohet PDK-së
Këtë e bëri të ditur kryeministri, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ku deklaroi se Kadriu është vlerë intelektuale, e cila po i bashkohet PDK-së, për të dhënë përvojën e suksesit të saj.
Lideri i PDK-së Hashim Thaçi deklaroi se Kadriu është vlerë intelektuale, e cila po i bashkohet PDK-së për të dhënë përvojën e suksesit të saj.
Ai tha se Kadriu do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme në fushën e ekonomisë.
"Margatira i bashkohet misionit të ri fitues, misionit për zhvillim ekonomik dhe punësim. Margarita është një vlerë intelektuale që i bashkohet PDK-së dhe politikës shtetërore të vendit, jo për ti marrë, por për ti dhënë asaj përvojën e suksesit të saj".
"Kadriu do ta ketë hapësirën e mjaftueshme edhe si nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës ashtu edhe në ekipin e ardhshëm qeverisës në funksion të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës dhe rritjes së mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës", tha Thaçi.
Ndërsa, Margarita Kadriu, e cila sapo u bë pjese e PDK-së tha se ka aderuar në këtë parti si nënkryetare e PDK-së, me qëllim që ta kthej besimin dhe buzëqeshjen në fytyrat e qytetarëve.
Ajo tha se pas 17 viteve në ndërmarrësi dhe në botën e meidas ka vendosur që prej sot të bëhet pjesë e politikës për dy arsye: "E parë janë qytetarët e Kosovës të cilët sipas saj përkundër progresit të vogël këto 15 vitet e fundit, ata po vuajnë për mungesën e politikanëve dhe politikave të mirëfillta në interes dhe në dobi të tyre".
Unë do të bëjë maksimumin jo vetëm brenda partisë, por edhe me Qeverinë Thaçi 3 të cilën do ta kurorëzojmë pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Qeveria jonë e re do të sjellë ndryshim, jo kozmetik, por përmbajtjesor, të cilën deri më tani i ka munguar politikës kosovare në 15 vitet e fundit".
"Konsideroj se për 16 vjet e kam kryer punën besnikërisht si zë i qytetarëve të Kosovës, prandaj i lus që të më pranojnë në rolin e ri dhe unë të vazhdojë të jem shërbyese e tyre". "Inkuadrimi im në politikë nuk është për karrierë sepse ka kohë që e kam ndërtuar atë, por është se politikës i kanë munguar politikanët që punojnë me vullnet për qytetarët.