22 Janar 2025

Kryeqytetit i shtohet edhe një shesh i ri

Prishtinë, 14 nëntor - Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti priti një delegacion nga Vlora që u kryesua nga Bujar Leskaj,Kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Aty nuk mungoi Ambasadori i Shqipëris në Kosovë Qemail Maxhuni.

Me iniciativë të Bashkisë së Vlorës dhe mbështetjën e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, kryeqytetit do ti shtohët edhe një shesh i ri, ai me bustin e Ismail Qemailit.

Ndërsa Vlorës do ti shtohet një busti i ri ai i Hasan Prishtinës. Skulptori,Luan Mulliqi është ai që do ti realizoj bustet e dy figurave të mëdha të popullit shqiptarë.

Ahmeti tha se për nder të 28 Nëntorit,  Ditës së Flamurit, kryeqytetit do ti shtohet edhe një shesh i ri. \"Busti i Ismail Qemailit do të vendoset në Prishtinë,kurse Busti i Hasan Prishtinës do të vendoset në Vlorë më 28 Nëntor\" tha Ahmeti.

Bujar Leskaj tha se gjatë lobimit të bërë tash e katër muaj në mes të bashkisë së Vlorës dhe Komunës së Prishtinës u arritë me sukses realizimi i projektit në fjalë.

\"Me aktin e sotëm nuk jemi veq ne si delegacion prezent në Kosovë,por e gjithë Vlora është në Prishtinë\",tha Leskaj.Infodirekt.tv

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)