Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, vizitë pune në Francë
Prishtinë, 28 mars - Një delegacion i Prokurorisë së Shtetit dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Kryeprokuri i Shtetit Ismet Kabashi, po qëndron për vizitë pune në Paris të Francës.
Qëllimi i realizimit të kësaj vizite është koordinimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mes dy vendeve në përpjekjet për luftimin e krimit të organizuar.
Gjatë ditës së sotme delegacioni nga Prishtina është pritur nga z. Jean-Louis Nadal, prokuror i pёrgjithshёm pranё Gjykatёs sё Kasacionit, si dhe nga Jean-Claude Marin, prokuror i Republikёs pranё Tribunalit tё Instancёs sё Madhe nëParis.
Kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi, njoftoi palën franceze me sfidat, problemet dhe punët që kryejnë prokurorët nga Kosova, si dhe shpalosi edhe prioritetet që ka si kryeprokuror i Shtetit.
Ndërkaq Jean-Louis Nadal, prokuror i pёrgjithshёm pranё Gjykatёs sё Kasacionit, si dhe Jean-Claude Marin, prokuror i Republikёs pranё Tribunalit tё Instancёs sё Madhe në Paris, duke e falenderuar delegacionin nga Prishtina për vizitën, shprehën gatishmërinë e plotë për thellim të bashkëpunimit.
Delegacioni nga Prishtina gjatë ditës së sotme vizitoi edhe shkollën shtetёrore pёr gjyqtarё, ku u prit nga Samuel Vuelta-Simon, zёvendёs drejtor i kësaj shkolle.
Në të gjitha këto takime janë shkëmbyer përvojat dhe është biseduar për mënyrën më të mirë për rritje të bashkëpunimit në mes prokurorëve nga Republika e Kosovës dhe prokurorëve nga Franca.
Delegacioni nga Prishtina do të vazhdoj vizitën e punës në Paris edhe gjatë ditës së nesërme.