Kryeparlamentarja Osmani dhe ministri Abdixhiku kundër mocionit
Prishtinë, 18 mars - Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka bërë të ditur se subjekti i tij do të nisë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Mustafa e bëri të ditur këtë në një konferencë për medie pas mbledhjes së kryesisë së LDK’së.
Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka qenë kundër inicimit të mosbesimit.
Ajo thotë se me të në këtë vendim ka qenë edhe ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku.
“Unë e Lumir Abdixhiku, nuk kemi votuar për mocion ndaj qeverisë Kurti”, tha Osmani.