Kryeparlamentari Veseli viziton Prizrenin dhe Reçakun
Në kuadër të bashkëpunimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës me kuvendet, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të takohet sot me strukturat udhëheqëse komunale në Prizren, me këshilltarët komunalë, me qytetarët dhe shoqërinë civile.
Në këto takime do të marrin pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga regjioni i Prizrenit.
Me këtë rast do të bisedohet lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend; për objektivat e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe për çështje të lokaliteteve në këtë anë.
Po ashtu me rastin e 16-vjetorit të Masakrës së Reçakut po sot kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, do të bëjë homazhe në Kompleksin Përkujtimor Masakra e Reçakut në Reçak.