Kryeparlamentari Veseli takoi një grup studentësh nga Mitrovica
Prishtinë, 21 janar - Në vazhdën e kultivimit të transparencës dhe komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli takoi një grup studentësh shqiptarë dhe serbë nga rajoni i Mitrovicës.
Kryeparlamentari Veseli i njoftoi studentët me punën dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit, si dhe synimet e tij për të qenë sa më afër qytetarëve dhe në shërbim të tyre
Duke u uruar mirëseardhje në mjediset e institucionit më të lartë legjislativ të vendit, kryeparlamentari Veseli i njoftoi studentët me punën dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit, si dhe synimet e tij për të qenë sa më afër qytetarëve dhe në shërbim të tyre.
Kryetari Veseli u përgjigj edhe në interesimet e studentëve përkitazi me angazhimet dhe përgjegjësitë e tij në krye të Kuvendit të Kosovës.