Kryeparlamentari Krasniqi viziton Jordaninë
Prishtinë, 1 korrik - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë nga 2 deri më 4 korrik 2013.
Gjatë kësaj vizite Kryetari i Kuvendit do të shoqërohet nga deputetët: Ahmet Isufi dhe Amir Ahmeti
Përveç takimit me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Jordanisë pritet të takohen edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Jordanisë.
Kryetari dhe delegacioni shoqërues udhëtojnë për Jordani të martën me 2 korrik ndërsa do të kthehen në Prishtinë me 4 korrik 2013.