Kryeparlamentari Krasniqi viziton Holandën
Prishtinë, 20 prill - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Mbretërinë e Holandës.
Gjatë kësaj vizite, e cila do të zgjasë nga sot deri më 24 prill 2011, kryekuvendari Krasniqi do të takohet me kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Holandës, znj. Gerdi Verbeet, me René van der Linden , kryetar i Senatit të Holandës, si dhe me zyrtarë tjerë të lartë të institucioneve holandeze.
Gjatë vizitës kryetari Krasniqi do të shoqërohet nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe zëvendëskryetar i parë i Komisionit për Integrime Evropiane, Mehmet Hajrizi, shef i Kabinetit të kryekuvendarit dhe Skënder Reçica, këshilltar për protokoll dhe marrëdhënie ndërkombëtare.