Kryeparlamentari Krasniqi viziton Francën
Prishtinë, 1 nëntor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, në krye të një delegacioni të Kuvendit të Kosovës, në përbërje të të cilit do të jenë edhe Sabri Hamiti e Petar Miletiq, nënkryetarë të Kuvendit, Albin Kurti, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme, Flora Brovina, anëtare e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, do të niset sot në një vizitë zyrtare pesëditëshe në Francë.
Gjatë kësaj vizite ky delegacion do të vizitojë Asamblenë Nacionale të Francës dhe do të marrë pjesë në seancë plenare,do të ketë takime me z. Bernard Accoyer, kryetar i Asamblesë Nacionale të Francës,si dhe me kryetarë të grupeve të deputetëve e komisioneve të Asamblesë.