Kryeparlamentari Krasniqi uron Peshkopin Teodosije
Prishtinë, 6 janar - Me rastin e festës së Krishtlindjeve Ortodokse, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram urimi Peshkopit Teodosije.
I nderuar Shkëlqesi Teodosije, Kam kënaqësinë tju uroj gëzuar për shumë mot Krishtlindjet ortodokse, Juve dhe besimtarëve që ju u prini. Në këtë ditë të shenjtë, lus Zotin që ju dhe të gjithë qytetarët ortodoksë të Republikës së Kosovës, të keni gjithmonë paqe, shumë begati dhe harmoni. Uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja, mirëkuptimi e toleranca, thuhet në urimin e Krasniqit. .