Kryeparlamentari Krasniqi udhëton për vizitë zyrtare në Kuvajt
Prishtinë, 3 maj - Delegacioni parlamentar i Kosovës do të ketë takime me kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit, Ali Fahad Rashed Al-Rashed dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit të Kuvajtit.
Me ftesë të kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit z. Ali Fahad Rashed Al-Rashed, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në shtetin e Kuvajtit nga 5 deri më 8 maj 2013.
Gjatë kësaj vizite kryetari i Kuvendit do të shoqërohet nga nënkryetarët: Sabri Hamiti, Glauk Konjufca dhe deputeti Nait Hasani.
Përveç takimit me homologun e tij z. Ali Fahad Rashed Al-Rashed, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe delegacioni parlamentar pritet të takohen edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit të Kuvajtit.
Kryetari dhe delegacioni shoqërues udhëtojnë për Kuvajt të shtunën me 4 maj ndërsa do të kthehen në Prishtinë me 8 maj 2013.