Kryeparlamentari Krasniqi tërheq fjalën
Prishtinë, 19 tetor - Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi ka tërhequr fjalën e djeshme për ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, të cilin e kishte quajtur rrugaçë. Ai në fund të seancës të mbajtur ditën e premte ka shfrytëzuar rastin që të tërheq fjalën e tij.
Të nderuar deputet dëshiroj të tërheq fjalën time të djeshme për ministrat, pa marr parasysh gjendja a ndryshon apo jo, ka thënë Krasniqi.
Ai në seancën e djeshme e kishte quajtur ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi rrugaçë. Me këtë edhe përfundoj seanca ku u diskutuan disa projektligje.