Kryeparlamentari Krasniqi sot udhëton për në Hungari
Prishtinë, 11 tetor - Me ftesë të kryetarit të Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, Sh. T. Lszló Kövér, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniq, do të marrë pjesë në Konferencën e pestë të kryetarëve të parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Budapest.
Në këtë konferencë Kryetari i Kuvendit do të jetë i shoqëruar nga z. Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.
Në pjesën e parë të konferencës, më 12 tetor, do të debatohet në temën: Perspektivat e Ballkanit Perëndimor drejtë integrimit në Bashkimin Evropian, kurse në pjesën e dytë, më 13 tetor , debatohet në temën: Dimensionet e Sigurisë dhe Bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor