Kryeparlamentari i Irlandës së Veriut, do ta vizitoi Kosovën
Prishtinë, 15 shtator - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka pritur sot Drejtorin për Angazhim të Asamblesë së Irlandës Veriore, Gareth McGrath, përgjegjësen për Përhapjen e Arsimit, Sheila McClelland, si dhe ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Andy Sparks, me të cilët ka biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe për përgatitjet për një vizitë të ardhshme në Kosovë të kryetarit të Parlamentit të Irlandës së Veriut, Ëliam Hay.
Krasniqi tha se me Serbinë do të bisedohet për çështje teknike, në funksion të jetës më të mirë të qytetarëve dhe assesi për çështje politike që e prekin integritetin dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës
Krasniqi ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, e në këtë kuadër edhe për marrëdhëniet me Irlandën e Veriut dhe sidomos me parlamentin e saj.
Ai në vazhdim ka folur për konsolidimin e institucioneve demokratike në vend, e në këtë mes edhe për normalizimin e gjendjes në veri të Kosovës dhe integrimin gradual të komunitetit serb në shoqërinë e Kosovës.
Krasniqi është shprehur i bindur se pas opinionit pozitiv të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshmet ë OKB-së, do të fuqizohet edhe më subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës, do të shtohet numri i njohjeve për Kosovën dhe e gjithë kjo do të reflektohet edhe në jetën shoqërore të vendit tonë.
Ndërsa Drejtori për Angazhim të Asamblesë së Irlandës së Veriut, Gareth McGrath, duke i vlerësuar të arriturat e Kosovës dhe duke e përgëzuar për to, i ka përcjellë Krasniqi përshëndetjet e kryetarit të Parlamentit të Irlandës së Veriut,Wliam Hay, i cili planifikon që në një kohë jo shumë të largët ta vizitojë Kosovën.
Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Andy Sparks, i cili e ka udhëhequr delegacionin, ka theksuar se pas opinionit të GJND-së dhe Rezolutës së OKB-së, është krijuar klimë e mirë për bisedimeve Serbinë për çështje teknike, në funksion të jetës më të mirë të qytetarëve të të dy vendeve dhe assesi për çështje politike që e prekin integritetin dhe sovranitetin e shtetit të Kosovës.