Kryengritja e Shaban Polluzhës është kundërvënia parë e armatosur
Prishtinë, 21 shkurt - Zëvendës kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se kryengritja e Shaban Polluzhës është kundërvënia parë e armatosur ndaj diktaturës komuniste.
"Nderim te varri i komandantit Shaban Polluzha, sot, në ditën e 71 vjetorit të rënies së tij.
Shaban Polluzha me bashkëluftëtarët e tij u ngrit kundër qëndrimeve të regjimit komunist jugosllav, që shkeli premtimet dhe të drejtat e popullit shqiptar të Kosovës duke vënë në zbatim administrimin ushtarak, përmes të cilit synohej shkatërrimi dhe likuidimi i forcave patriotike të Kosovës. Kryengritja e Shaban Polluzhës është kundërvënia parë e armatosur ndaj diktaturës komuniste", ka shkruar ai në Facebook.