Kryeministrit Thaçi sot për vizitë zyrtare në Bulllgari
Sofje, 18 qershor - Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Bullgarisë, Boyko Borissov, nga data 18 deri me 19 qershor, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Sofje.
Kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me Presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev, Kryeministrin Boyko Borissov, me nënkryetaren e Parlamentit, Ekaterina Ivanova Michaylova, dhe me Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë të Parlamentit të Bullgarisë.
Gjatë qëndrimit në Bullgari, Kryeministri Thaçi do të takojë edhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Bullgarisë, me çrast do të prezantojë mundësitë që ofron Republika e Kosovës për investimet e investitorëve bullgarë, si dhe do ti ftojë ata të vizitojnë Kosovën, për tu njohur më për së afërmi me ambientin e favorshëm të biznesit në Kosovë.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Bullgari, Kryeministri Thaçi do të mbajë një ligjëratë në Klubin Atlantik të Bullgarisë.