06 Maj 2025

Kryeministrit Kurti i dorëzohet flamuri i ShBA-së, i ngritur në nderim të tij

Prishtinë, 28 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në zyrën e tij, në përmbyllje të shërbimit në Kosovë, Shefin e Stafit të KFOR-it, Gjeneral Brigadierin e Ushtrisë Amerikane në Kosovë, Larry Henry.

Gjeneral Brigadieri Henry i dorëzoi Kryeministrit flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili është ngritur më 8 nëntor, në nderim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin  Kurti, në Njësitin mbështetës të ShBA-së, në Film City në Prishtinë.

Flamuri shoqërohet me përshkrimin: “Ndriçuar në errësirë nga drita e drejtësisë, ky flamur dëshmon sakrificën dhe guximin e atyre burrave dhe grave në luftë me forcat armike që kërcënojnë lirinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe botës”.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin e Gjeneral Brigadierit Henry gjatë shërbimit të tij, dhe për rolin e rëndësishëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ruajtjen e sigurisë në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij takimi u bisedua për gjendjen aktuale të sigurisë në vend, që është prioritet i përbashkët i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it.

Njëherit, ky ishte takim njoftues me Shefin e ri të Stafit të KFOR-it, Gjeneralin Maier.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)