Kryeministri ua shuan shpresat gjykatësve grevistë
Prishtinë, 27 mars - Teksa janë shtyrë mijëra seanca si rezultat i grevës tash e tri javë të gjyqtarëve të gjykatave themelore në tërë Kosovën, kryeministri Isa Mustafa ka takuar të enjten përfaqësuesit e gjyqësorit nga të cilët ka dëgjuar kërkesat dhe prej të cilëve ka kërkuar mirëkuptim dhe që të rikthehen në vendin e punës, meqë në këtë fazë mundësitë buxhetore nuk lejojnë ngritje pagash, gjë që është kërkesa e vetme e gjykatësve grevistë.
Besnik Berisha, këshilltari i kryeministrit, ka thënë për Zërin se gjatë takimit janë diskutuar modalitetet për të dalë nga situata aktuale.
Besoj që është arritur një pajtim konsensual për të bërë gjithçka për ndërprerjen e grevës ngase pasojat edhe ashtu tashmë janë të mëdha, ka thënë Berisha.
/Zëri/