Kryeministri Thaçi viziton Bullgarinë
Prishtinë, 15 maj - Me ftesë të Kryeministrit të Bullgarisë, Marin Raykov, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Sofje.
Në kuadër të vizitës, Kryeministri Thaçi do të zhvillojë një takim me kryeministrin e Bullgarisë, Marin Raykov, si dhe do të pritet nga Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev.
Vizita e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në Bullgari është në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror të Kosovës dhe Bullgarisë në të gjitha fushat me interes të përbashkët.