Kryeministri Thaçi vizitë zyrtare në Bruksel
Në takimin Thaçi -Ashton, do të diskutohet për ecurinë e deritashme të dialogut Prishtinë Beograd, zbatimin e marrëveshjeve të arritura, procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën si dhe çështje të tjera me rëndësi.
Kryeministri Thaçi pas takimit që kishte me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, dje ka thënë se OKB-ja nuk mund të marrë pjesë në dialogun teknik që ka filluar tash e dy vjet me Serbinë.
Ndërsa sa i përket bisedimeve me Serbinë të një niveli politik, kryeministri Thaçi ka deklaruar se paraprakisht duhet të zbatohen marrëveshjet e që pastaj të vazhdohet me dialog teknik.