Kryeministri Thaçi uron Davutoglun
Prishtinë, 2 shtator - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Ahmet Davutoglun për pozitën e re të kryeministrit të Turqisë.
Shteti turk është partner strategjik i Kosovës si anëtar i NATO-s dhe investitor serioz dhe Qeveria e Kosovës mirëpret bashkëpunimin me kryeministrin e ri, i cili ka njohuri të thella për Ballkanin.\"
\"Bashkëpunimi ynë është i bazuar në kornizat e integrimeve euro-atlantike dhe marrëdhëniet historike në mes dy popujve, ka shkruar Thaçi në Facebook.