Kryeministri Thaçi uron besimtarët bektashinj
Prishtinë, 22 mars - Me rastin e Festës së Madhe të Sulltan Nevruzit, nëpërmjet një urimi, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ju shpreh urimet më të sinqerta të gjithë besimtarëve bektashinj.
Në emër tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, uroj që këtë ditë të mirëkuptimit, dashurisë dhe solidaritetit, ta kaloni në lumturi dhe harmoni, pranë familjeve dhe të dashurve tuaj. Uroj që në këtë ditë të madhe, në familjet dhe shtëpitë tuaja të mbizotërojë paqja dhe toleranca, si vlera më sublime që e karakterizojnë popullin tonë, shembull të kultivimit të tyre, është thënë në urimin e kryeministrit Thaçi.