Kryeministri Thaçi uron Angela Merkelin
Prishtinë, 17 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, uron Angela Merkel, për rizgjedhjen e saj kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë.
Në telegramin e urimit thuhet:
Shkëlqesia juaj,
Në emër të popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës ju shpreh urimet tona për rizgjedhjen tuaj si kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë. Gjermania mbetet mbështetësi dhe promovuesi më i madh i paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe në tërë rajonin.
Do të doja të shfrytëzoj këtë rast për tju falënderuar juve për mbështetjen që ju keni dhënë për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj. Kam besim se lidhjet tona të miqësisë dhe bashkëpunimit të frytshëm mes dy vendeve tona do të forcohen edhe më shumë.
Ju lus të pranoni konsideratën time të lartë dhe dëshirat më të mira për shëndetin tuaj të mirë dhe për sukses në përmbushjen e detyrave tuaja fisnike që ju presin.
Me nderime,
Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës