Kryeministri Thaçi udhëton për vizitë zyrtare në Finlandë

Prishtinë, 2 qershor - Me ftesë të kryeministrit të Republikës së Finlandës, Matti Vanhanen, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Finlandës.
Me këtë rast, përveç takimit me kryeministrin e Finlandës, Matti Vanhanen, kryeministri Thaçi do të pritet edhe nga presidentja e Finlandës, Tarja Halonen, kryetari i Parlamentit Sauli Niinistö dhe ministri i Punëve të Jashtme, Alexander Stubb.
Kryeministri Hashim Thaçi gjatë vizitës zyrtare në Finlandë do të takohet edhe me ish-ndërmjetësin e OKB-së për statusin e Kosovës, fituesin e Çmimit Nobel për Paqe, ish-presidentin Marti Ahtisaari.