Kryeministri Thaçi udhëton për në Kroaci
Prishtinë, 5 nëntor - Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kroaci.
Gjatë qëndrimit në Zagreb, nesër dhe pasnesër, Kryeministri Thaçi do të ketë takime me Presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviq, Kryeministrin Zoran Milanoviq dhe me Kryetarin e Parlamentit, Josip Leko.
Temë bosht e takimeve do të jetë bashkëpunimi ndërshtetëror mes Kosovës dhe Kroacisë, thellimi i këtij bashkëpunimi dhe mbështetja e Kroacisë për perspektivën evropiane të Kosovës.