10 Maj 2025

Kryeministri Thaçi udhëton për Londër

Prishtinë, 23 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Londër, me ftesë të presidentit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku  do të marrë pjesë në Konferencën e 7-të,  të kryeministrave të vendeve anëtare të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

 

"Në këtë kuadër kryeministri Thaçi, me 24 shkurt do të ketë takim me drejtorin BERZH-it, në selinë e BERZH-it, me të cilin do të bisedoj për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për hapat që është duke ndërmarrë Qeveria e Kosovës, për rritjen ekonomike si dhe ruajtjen e stabilitetit makrofiskal të ekonomisë kosovare", thuhet në komunikatën e qeverisë  së Kosovës.



Në konferencë i pranishëm do të jetë edhe ministri Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, William Hague, me të cilin kryeministri Thaçi do të ketë një takim në kuadër të konferencës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)