Kryeministri Thaçi udhëton në Norvegji
Prishtinë, 14 mars - Me ftesë të kryeministrit të Norvegjisë, Jens Stoltenberg, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Norvegji.
Nesër në Oslo, kryeministri Thaçi do të pritet nga homologu i tij, kryeministri i Norvegjisë, Stolenberg dhe nga ministri i Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide.
Temë kryesore e takimit do të jetë thellimi i marrëdhënieve bilaterale në mes të Kosovës dhe Norvegjisë, me theks të veçantë bashkëpunimi në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.