Kryeministri Thaçi udhëtoi sot për në SHBA
Prishtinë, 18 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi udhëtoi sot për në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në debatin e radhës për Kosovën që do të mbahet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Gjatë këtij takimi, Kryeministri Thaçi do të prezantojë progresin e arritur në Kosovë gjatë periudhës mes dy debateve të KS të OKB-së.