18 Janar 2025

Kryeministri Thaçi të martën takohet me Kryeministrin Daciq

Prishtinë, 22 gusht - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar mbledhjen e rregullt në të cilën ka miratuar projektligje, rregullore, strategji dhe vendime tjera nga përgjegjësit e saja kushtetuese dhe ligjore.
 
Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se vendi është duke kaluar në një periudhë të rëndësishme dhe në një fazë të re të zhvillimeve politike dhe qeverisëse, dhe në vijim ka shtuar se ka ka zhvilluar një bisedë telefonike me baroneshën Ashton, me kërkesën e saj, për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë.  

"Jemi dakorduar që takimi i radhës në mes të kryeministrave të shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, në Bruksel, të ndodh të martën, me ndërmjetësimin dhe udhëheqjen e këtij procesi nga baronesha Ashton dhe me një mbështetje unike të Bashkimit Evropian".

Thaçi ka njoftuar se është konfirmuar mbështetja e fuqishme, edhe këto ditë, nga Shtetet e  Bashkuara të Amerikës,  për angazhimin e ndërtimit të relacioneve evropiane në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë dhe për sigurimin e të ardhmes së sigurt evropiane dhe euroatlantike për Kosovën dhe për Serbinë.  

Kosova sipas tij shkon e përgatitur në takim, duke respektuar plotësisht, në të gjitha përkushtimet dhe vendimet që mund të arrihen, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Pra siç ka thënë ka mbetur që të përmbyllen edhe formalisht marrëveshjet për telekomin dhe energjinë, pasi që, sa i përket Kosovës dhe Bashkimit Evropian, këto çështje veç janë të përmbyllura.  

"Shpresojmë që do të vazhdoj implementimi, sipas agjendës së paraparë, i marrëveshjeve të arritura, që është sfidë, por jetik për mbarëvajtjen e proceseve të mëtutjeshme."

Në anën tjetër, sa i përket zgjedhjeve, ai ka falënderuar Komisionin Qendror Zgjedhor për punën që është duke e bërë , për përgatitje e mira teknike që janë duke bërë.

Komisioni Qendror Zgjedhor e ka pasur mbështetjen e gjithë spektrit politik të Kuvendit të Kosovës, të Presidencës dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të kryej të gjitha obligimet kushtetuese dhe ligjore që dalin karshi Komisionit Qendror Zgjedhor, që këto zgjedhje të jenë fer, të lira dhe demokratike.

"Këto janë zgjedhje jashtëzakonisht të rëndësishme, pra zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, sepse organizohen për herë të parë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, ku do të marrin pjesë të gjithë qytetarët pa dallim etnik."

"Për herë të parë do të marrin pjesë edhe serbët në veri, prandaj edhe sot i ftoj për përgatitje sa më të mira edhe ata, qoftë me formimin e partive politike, lëvizjeve politike, kandidatëve të pavarur, që të respektojnë afatin e rregullt për regjistrimin e tyre në Komisionin Qendror Zgjedhor të Republikës së Kosovës."
 
"Ndërsa, inkurajoj Komisionin Qendror Zgjedhor që të respektoj në plotëni marrëveshjen e 19 prillit, pra marrëveshje që siguron dhe garanton organizimin e zgjedhjeve në tërë territorin e Kosovës , sipas ligjeve të Kosovës."

Ndërsa, pas takimit që do ta zhvillojmë në Bruksel, do të vazhdojmë për në Nju Jork, ku do të marrim pjesë në prezantimin e gjithë këtij procesi, por në të njëjtën kohë të progresit të arritur në Kosovë në tre-katër muajt e fundit në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara”, ka thënë në fjalën e hapjes kryeministri Hashim Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)