Kryeministri Thaçi, të martën do të takohet me Ivica Daçiq
Prishtinë, 2 dhjetor - Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të martën dhjetor, me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Baroneshës Catherine Ashton, do të takohet në Bruksel me Kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.
Është ky takimi i tretë i radhës ndërmjet dy kryeministrave, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me mbështetjen e SHBA-ve, në kuadër të procesit të normalizimit të marrëdhënieve të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.