29 Dhjetor 2024

Kryeministri Thaçi takohet me Ashton dhe Leterme

Prishtinë, 18 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, është pritur nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, baronesha Catherine Ashton.

Në një drekë pune të organizuar me këtë rast, kryeministri Thaçi dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, baronesha Catherine Ashton, kanë diskutuar për thellimin e përkushtimeve për perspektivën evropiane të Kosovës.
 
Në takim është diskutuar për përshpejtimin e proceseve të reformës në Kosovës për të përshpejtuar proceset integruese. Është folur edhe për proceset e bashkëpunimit rajonal, të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe progresin e mëtutjeshëm në procesin e liberalizimit të vizave dhe për nënshkrimin e marrëveshjes për tregti të lirë.

Kryeministri Thaçi në këtë kontekst theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar fuqishëm për thellimin e bashkëpunimit rajonal, me qëllim të avancimit të proceseve pozitive në rajon, të stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Kosova ka ndërtuar raporte të mira fqinjësore me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, si dhe është e interesuar të ndërtojë raporte të mira ndërshtetërore edhe me Serbinë, - theksoi kryeministri Thaçi.

Kryeministri Thaçi në Bruksel është pritur edhe nga homologu i tij, kryeministri i Belgjikës Yves Leterme, shteti i të cilit që nga data 1 korrik do t’a marrë udhëheqjen e presidencës së radhës të Bashkimit Evropian.

Në këtë takim miqësor, mes dy kryeministrave, që ishte vazhdimësi e takimit të mëhershëm, që është mbajtur në Prishtinë, është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy qeverive në të gjitha fushat.

Në takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri belg, Yves Leterme edhe një herë e ka konfirmuar mbështetjen për zhvillimin e Kosovës dhe për perspektivën evropiane të Kosovës.

Me këtë rast, janë nënshkruar edhe dy marrëveshje bilaterale mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Belgjikës, Marrëveshja në fushën e transportit rrugor dhe Marrëveshja për tranferimin e të burgosurve.

Kryeministri Hashim Thaçi në ditën e parë të vizitës zyrtare në Bruksel, është pritur nga komisionari për zgjerim i BE-së, Stefan Fule dhe nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Andres Fog Rasmusen.

Në të gjitha takimet e kryeministrit Thaçi me udhëheqësit e lartë të BE-së, është rikonfirmuar thellimi i përkushtimeve për perspektivën evropiane të Kosovës, me theks të veçantë çështjet që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave, për marrëveshjen tregtare me BE-në dhe çështje tjera me interes.

Pas pyetësorit për Marrëveshje Tregtare me BE-në, në muajt në vijim Kosova pret marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)